Çifti i njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj së fundmi kanë qenë në vëmendje të mediave për shkak se është aluduar se këngëtarja e njohur është në pritje të fëmijës së parë.

Mirëpo këto lajme u mohuan menjëherë nga dyshja të cilët nëpërmjet një shakaje që bënë në insta story treguan se asgjë e tillë nuk është e vërtet.

Por një video promo e emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’ që Arbana Osmani ka publikuar së fundmi ka ngritur edhe më shumë dyshimet se Xhensila është vërtet në pritje të ëmbël.

Në videon e publikuar shihen Xhensila dhe Besi që mbajnë disa rroba fëmijësh, gjë që të bën të mendosh se ata më në fund e kanë konfirmuar se së shpejti do të bëhen prindër.
Megjithatë sesi qëndron e vërteta dhe se çfarë ka thënë çifti i njohur na mbetet ta zbulojmë të shtunën.



