Nga Shqipëria / E Martë 20 Shkurt 2018, 19:07

Elgit Doda një romantik i pashoq, kompozitori bën këngë dedikuar Kleas

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më simpatik të showbizzit shqiptar. Ata që prej momentit që dolën publikisht se janë në një lidhje kanë qenë përherë në vëmendje të mediave. Përveç aspektit personal dihet se mes tyre ka pasur edhe bashkëpunime të ndryshme profesionale, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme, një ndër tyre ka qenë dhe kënga ‘Amla’ që Klea konkurroi në Kënga Magjike.

Por mesa duket ky bashkëpunim s’do jetë i fundit, pasi siç ka lajmëruar dhe vetë moderatorja së shpejti do të sjell një këngë të re që siç duket do të jetë një produksion nga i dashuri i saj i zemrës.

“Është nga K-ja tek A-ja. Këngë e re... Shumë shpejt...", ka shkruar moderatorja në një postim.

 

It’s K to the A ... new single ð??¤ very sooney ... ð???â??ð?»

A post shared by Klea Huta •amla• (@kleahuta) on

Pa kaluar shumë kohë edhe vetë kompozitori i njohur ka postuar një foto në instastory që vërteton se me këngën e re të Kleas po merret vetë ai.

Nuk dihet ende se përse do flas kënga por me shumë siguri do jetë një dedikim dashurie për dyshen.