Nga Shqipëria / E Martë 20 Shkurt 2018, 19:07

‘Hoqa ujin për 3 ditë, s’i ra njeri telefonit’ Drejtori i Ujësjellësit revolton njerëzit, kërkohet shkarkimi i tij

Ditën e sotme një intervistë e drejtorit të ujësjellësit të Sarandës ka bërë xhiron në të gjitha portalet dhe kjo për shkak se ai ka pranuar publikisht që ka bërë eksperiment me njerëzit duke i lënë ata 3 ditë pa ujë.

Ai ka qenë i ftuar në një studio televizive dhe kur gazetari e ka pyetur se nëse 8 orë ujë janë mjaftueshëm për tu furnizuar të gjithë banorët ai i ka shokuar të gjithë me përgjigjen e tij.

“Unë i kam lënë edhe tre ditë pa i furnizuar me ujë, për të parë sa kërkesë ka. Nuk i ka rënë njeri telefonit për të thënë që nuk ka ujë.”-ka deklaruar drejtori i Ujësjellësit, duke pranuar kështu se bën eksperimente të tilla me qytetarët.

Kjo video është postuar na shumë media në rrjetet sociale dhe të shumtë janë ata që kanë kërkuar të merren masa për këtë gjë e madje kanë kërkuar dhe shkarkimin e tij nga pozicioni i drejtorit.