Nga Shqipëria / E Martë 20 Shkurt 2018, 18:06

Interneti u ‘çmend’ pas lajmeve që Ermal Meta është gay, por reagimi i tij i habiti të gjithë

Ermal Meta dhe këngëtari italian Fabrizio Moro që pas fitores së tyre në ‘Sanremo’ kanë qenë në vëmendjen të mediave dhe shumë të përfolur për jetën e tyre personale dhe artistike. Ditën e sotme ata kanë qenë në qendër të mediave italiane dhe shqiptare për shkak të disa lajmeve që dy këngëtarët janë gay dhe se kanë një marrëdhënie.

Gjithçka nisi nga një faqe instagrami që kishte postuar disa vizatime ku shfaqësh Ermali dhe Fabrizio në moment intime. Mirëpo ndaj këtyre aludimeve ka reaguar vetë këngëtari shqiptar me shumë qetësi duke e marrë këtë gjë si një shaka.

Ai ka postuar këtë adresë instagrami në Twitter dhe ka shkruar: “Ne e duam njëri tjetrin por jo kaq shumë” është shprehur këngëtari i cili më vonë ka postuar dhe një status tjetër ku sqaron se si ai si Fabrizio pëlqejnë femrat.

"Njerëz, ironizova vizatimet tuaja pa u ndjerë i ofenduar. Homoseksualiteti nuk është diçka për t’u ofenduar. Thjesht më pëlqejnë femrat, ashtu siç i pëlqejnë edhe Fabrizio-s. Nëse do të ndryshojë gjë, ju premtoj se do ta merrni vesh nga unë personalisht. Rroftë dashuria", shkruan Ermal Meta.

Megjithatë këto lajme nuk janë të vërteta, duke pasur parasysh se këngëtari shqiptar prej disa vitesh është në një lidhje me një gazetare të njohur italiane Silvia Notargiacomo.