
Pak më poshtë ju ftojmë ti përgjigjeni pyetjes dhe më pas të ndiqni udhëzimet. Shënoni përgjigjet në një copë letër dhe pastaj shihni kuptimin e saj. Ju do të impresiononi me rezultatet!
Pyetja
Ju hyni në një dhomë dhe shihni 4 dyer përreth jush: një të bardhë, një të zezë, një blu dhe një rozë.
1.Cilën derë do hapni të parën, të dytën, të tretën e më radhë?
2.Çfarë doni të shihni pas tyre?
Shkruani përgjigjen tuaj në një letër ose në telefonin ose kompjuterin tuaj para se të shihni kuptimin dhe interpretimin për të marrë një rezultat më të saktë. Mos bëni me hile.
Analiza
E Bardhë: Jeta personale
E zezë: Vdekja
Blu: Profesioni
Rozë: Dashuria
Interpretim
Nëse ju hapni të parën derën e :
Bardhë, ju jeni një person që ka vetëbesim dhe kujdeset për veten e tij.
Rozë, ju jeni i dashuruar ose kërkoni me patjetër të keni një marrëdhënieje.
Blu, ju i jepni një prioritet të lartë karrierës tuaj, që do të thotë se ju ose anashkaloni sfera të tjera të jetës për hir të karrierës suaj, ose ju jeni të dhënë pas parave.
E zezë, ju jeni në depresion ose të dëshpëruar. Në përgjithësi zgjedhja e derës së zezë tregon një gjendje të keqe psikologjike dhe nganjëherë tendencat e shmangies dhe madje edhe mohimin e plotë.
Nëse dera e dytë që do hapni është e:
Bardhë, ndoshta e vendosni jetën tuaj personale në prioritet të dytë, por keni vetëbesim dhe dashuri.
Rozë, ju jeni në bilanc emocional, ose sepse keni një marrëdhënie të qetë, ose sepse jeni një person i ekuilibruar.
Blu, ju kaloni mjaft kohë në punë në dëm të fushave të tjera të rëndësishme të jetës. Ndonjëherë ky pozicion tregon një person që ka vënë veten në punë për të mbushur boshllëqet e jetës së tij / saj.
E zezë, ju keni tendencë të shmangeni, ndoshta jo aq të theksuara sikur të ishte zgjedhja juaj e parë, por ende këto tendenca janë mjaft të forta. Shumë adoleshentë kanë këtë derë në vendin e dytë, sepse shpesh adoleshenca është e lidhur me tendencat e shmangies.
Nëse dera e tretë që hapni është:
Bardhe, duket sikur ke hequr dorë nga jeta. Zakonisht njerëzit që zgjedhin derën e bardhë në vendin e tretë kanë vetëbesim të ulët dhe janë të prirur për pesimizëm.
Rozë, ju jeni ose në një marrëdhënie të keqe, ose keni mohuar të drejtën për të dashur dhe për t'u dashuruar.
Blu, ndiheni rehat dhe duket se jeni të kënaqur me punën tuaj.
E zezë, vuani në një nga fushat e jetës. Për të gjetur në të cilën, shikoni vetëm në derën e katërt që keni zgjedhur. Problemi është i ekzagjeruar në fushën e treguar nga dera e fundit dhe ju mendoni se diçka mungon nga jeta juaj dhe nuk ndiheni 'të plotë'.
Nëse dera e katërt është:
Bardhë, ju keni hequr dorë tërësisht nga jeta juaj personale. Shpesh kjo përgjigje jepet nga gratë që kanë humbur plotësisht veten në përgjegjësitë e shtëpisë, burrit, fëmijëve dhe nipërve. Sidoqoftë, kjo tregon një situatë shumë të ndjeshme.
Rozë, ju duket se keni ikur tërësisht nga bota emocionale, ose sepse jetoni në një marrëdhënie plotësisht të zymtë, ose sepse keni lënë pas dore këtë pjesë të jetës suaj.
Blu, nuk ju pëlqen puna juaj dhe punoni vetëm për të jetuar.
E zezë, ju jeni psikologjikisht të shëndetshëm dhe keni dëshirë për të jetuar.
Çfarë keni parë pas dyerve?
1. Renditja e hapjes së dyerve është më i rëndësishëm.
2. Çfarëdo që imagjinoni pas dyerve është një simbol i thjeshtë që tregon qëndrimin tuaj emocional në secilën zonë