Nga Shqipëria / E Martë 20 Shkurt 2018, 17:05

Aurela Gaçe na prezanton me një tjetër talent të saj dhe na lë të gjithë pa fjalë

Aurela Gaçe përveç se është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun e cila shpesh herë cilësohet dhe si 'Diva' e muzikës shqiptare, ka treguar se veç muzikës shumë  ka dhe një talent tjetër.

Ajo shquhet për stilin e saj unik dhe ekstravagant që përdor në performancat  e saj , ndryshimet në look-un e saj janë të shpeshta si në pjesën e flokëve ose të make-up-it edhe në atë të veshjes. Ajo sa herë pyetet se kush e ka stiluar veshjen e saj, i habit të gjithë kur përgjigjet se veshjet e saj i stilon vetë.

Këtë gjë ka bërë së fundmi ku ka postuar një foto ku shfaqet me një kostum bardhë e zi mbi të cilin ka shkruar “Veshje e krijuar nga unë per veten”. Është për tu habitur mënyra kaq perfekte që Aurela  bën veshjet e saj dhe po mos ta dinim mirë se ajo është një këngëtare, do thoshim me shumë siguri që profesioni i saj real është ai i dizenjueses.