Aurela Gaçe përveç se është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun e cila shpesh herë cilësohet dhe si 'Diva' e muzikës shqiptare, ka treguar se veç muzikës shumë ka dhe një talent tjetër.

Ajo shquhet për stilin e saj unik dhe ekstravagant që përdor në performancat e saj , ndryshimet në look-un e saj janë të shpeshta si në pjesën e flokëve ose të make-up-it edhe në atë të veshjes. Ajo sa herë pyetet se kush e ka stiluar veshjen e saj, i habit të gjithë kur përgjigjet se veshjet e saj i stilon vetë.

Këtë gjë ka bërë së fundmi ku ka postuar një foto ku shfaqet me një kostum bardhë e zi mbi të cilin ka shkruar “Veshje e krijuar nga unë per veten”. Është për tu habitur mënyra kaq perfekte që Aurela bën veshjet e saj dhe po mos ta dinim mirë se ajo është një këngëtare, do thoshim me shumë siguri që profesioni i saj real është ai i dizenjueses.



