Tashmë dihet zyrtarisht që modelja e njohur Oriola Marashi prej kohësh është bërë pjesë e labelit OTR dhe siç ka lajmëruar shumë shpejt do të sjell edhe produksionet e para muzikore që do të mbajnë firmën e OTR.

Ajo si gjithmonë tërheq vëmendjen e mediave me fotot dhe postimet provokuese që bën, por këtë herë nuk kanë qenë fotot e saj provokuese që kanë tërhequr vëmendjen, por një koment që ajo ka lënë në një postim të Noizyt ku e nxjerr ‘bllof’ përpara gjithë ndjekësve të tij.

Në një foto që reperi ka postuar në Milano, Oriola nuk ka ngurruar ti komentoj si me shaka: “Mirë boll bëre sikur je akoma në Milano”.
Por Noizy nuk e ka lënë me aq dhe i ka thënë: “E mirë mbylle halen ti”, një përgjigje që ka shkrirë së qeshuri ndjekësit e tij, por që me shumë gjasa Oriolës si ka pëlqyer dhe aq.




