Orinda Huta dhe Turjan Hysi janë padiksutim një ndër çiftet më jetëgjata dhe më të dashura për publikun shqiptar. Ata i dhanë fund beqarisë verën që lamë pas me një dasmë madhështore që bëri bujë në të gjitha mediat.

Çifti i njohur shpesh herë behet pjesë e mediave rozë për shkak të marrëdhënies së tyre. Së fundmi moderatorja e njohur ka postuar disa foto të cilat kanë tërhequr shumë vëmendjen e publikut, ku shihet e veshur me një fustan tylë dhe me një xhup duke pozuar në një ambient me dëborë.

Këto foto që me siguri janë shkëputur nga ndonjë set tjetër që Orinda ka bërë së fundmi, janë pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një koment i bashkëshortit të saj Turit, që të themi të vërtetën të gjithë e menduam kur pamë këto foto.

"Bukur shumë! Pastaj fillon temperatura, dhimbje fyti dhe paracetamoli", ka shkruar ai poshtë fotos. Mirëpo Orinda nuk e ka lënë me aq dhe i ka kthyer një përgjigje: "Po qahesh ti se po më bën yzmet, besoj. U r so funny Tuiii".

Komenti i Turit ka marr shumë like dhe të shumtë kanë qenë ata që e kuptojnë pozitën e tij.


