Nga Shqipëria / E Martë 20 Shkurt 2018, 15:03

Alarmohen mjekët: Merrni masa, fruthi po kthehet në një epidemi të rrezikshme

Fruthi sa vjen dhe po kthehet në një epidemi dhe këtë gjë e kanë vërtetuar së fundmi edhe Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë, e cila është shprehur se janë shtuar më shumë se 20.000 raste të njerëzve që janë prekur nga kjo sëmundje dhe sipas tyre 35 prej tyre kanë mbetur të vdekur. Siç ka raportuar edhe BBC në qoftë se njerëzit nuk  e mbrojnë veten me vaksina atëherë shumë shpejt nëse kemi ritme te rritjes së rasteve të personave me fruth, kjo gjë do të kthehet në një epidemi të rrezikshme.

Ndërsa në Shqipëri siç është shprehur edhe Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli  në vendin tonë janë regjistruar 132 raste ku nga këto 71% e tyre kanë qenë të pavaksinuar dhe janë regjistruar dy vdekje që kanë qenë fëmijë. Kjo pasi fëmijët preken më shpejt duke qenë se ende nuk e kanë mbushur moshën e duhur për të bërë vaksinimin e nevojshëm.

Fruthi Ñ?shtÑ? sëmundje ngjitëse virale, qÑ? shoqërohet me temeraturÑ? tÑ? lartÑ?, me puçrra, ngjirje të zërit, kollë etj. Por nëse temperatura nuk zbret për shumë kohë, atëherë shfaqen komplikacione si pezmatimet e veshit, mushkërive e trurit, që janë shumë të rrezikshme dhe shkaktojnë vdekje. Parandalimi i duhur është përmes vaksinimit./Burimi:Anabel.al