Ditën e djeshme ish banori i Big Brother, Olsi Klosi, nëpërmjet disa postimeve ngriti dyshimet se lidhja e tij me brunen misterioze për të cilën ka thënë që është shumë i dashuruar ka marrë fund.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ditën e sotme nëpërmjet një postimi tjetër që ka bërë në adresën e tij. Ish banori ka publikuar një video ku shihen disa çifte duke u puthur dhe në fund shihet edhe një person që është beqar duke pirë birrë. Në këtë video ai ka shkruar :”Kur mendon se po vjen vera. Kjo verë do të jetë e nxehtë” duke treguar në këtë mënyrë se vera Olsin do e gjej single dhe se marrëdhënia e tij me vajzën identiteti i së cilës nuk u bë kurrë i njohur paska përfunduar.
Në këtë postim ka reaguar edhe një tjetër ish banore, Xheni e cila u përfol para disa ditësh se është në një lidhje me Olsin mirëpo ata mohuan çdo gjë. Xheni ka lënë një koment që tregon se edhe ajo ashtu si Olsi është single.

“Ahahah Nona shif mirë se pak më andej jam dhe unë”, duke vërtetuar kështu se me Benardin nuk ka ndërmend të pajtohet./Burimi:Gazeta Express



