Dita e djeshme ishte një ditë e shënuar për reperin e njohur Stresi dhe të dashurën e tij Kejsi pasi siç lajmëroi edhe vetë këngëtari ata u fejuan zyrtarisht në një festë familjare që kishin organizuar.

Fejesa e tyre u përfol shumë nga mediat dhe kjo për faktin se u bë në mënyrë të papritur, por mesa duket çifti i ri mezi po pret që në verë të bëjë dasmën e shumëpërfolur, që do realizohet në Santorini.

Mirëpo ata kanë vendosur ti marrin disa ditë pushim dhe të largohen nga zhurma e kryeqytetit. Ditën e sotme çifti është parë në aeroportin Nënë Tereza, ku në një video të siguruar nga ‘Gazeta Express’ Stresi dhe Kejsi shihen në hyrje të Rinasit duke ju drejtuar linjës së tyre.

Ende nuk dihet se për ku kanë vendosur të shkojnë, por me shumë siguri ata do e tregojnë shumë shpejt në rrjetet e tyre sociale.



