Ditën e shtunë në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ishte e ftuar këngëtarja Elvana Gjata. Në një moment Ermal Mamaqi i rikujton asaj se si para 15 viteve ajo u s’kualifikua nga ‘Ethet’ dhe garën në spektaklin muzikor e vazhdoi Besmir Metani, i cili aktualisht drejton një emision mëngjesi tek ‘Ora News’.

Por edhe pse Ermali si me shaka e përmendi disa herë se si ka mundësi që ata s’kualifikuan Elvanën që tani është një nga këngëtaret më të njohura në Shqipëri dhe mbajtën Besmirin që aktualisht as nuk merret me muzikë, Elvana tha se asaj kohe ajo ishte vetëm 15 vjeç dhe zëri i saj ishte i papjekur plotësisht kështu që zgjedhja e Besmirit për të vazhduar garën ishte një zgjedhje e drejt dhe për të nuk ka hatërmbetje.

Mirëpo Ermali si për të vazhduar batutën e tij dhe duke marrë parasysh miqësinë e vjetër që ka me këngëtaren ende këmbëngulte se ky s’kualifikim nuk ishte i drejt.
“Ishe te Ethet? A të skualikuan?” pyet ai Elvanën. “Ka qenë në garë për skualikim Elvana Gjata dhe Besmir Metani. Elvanën e skualikuan dhe Besmir Metani vazhdoi garën. Dmth Besmir Metani qëndroi, Elvana Gjatën e skualikuan. Dhe Besmir Metani vazhdoi garën. Besmir Metani! Nuk di dmth. Besmir Metani!” u shpreh Ermali.

Gjithsesi edhe pse Ermali e përfundoi diskutimin duke thënë se Besmirin e ka shok, mesa duket Besmir Metanit nuk i ka pëlqyer aspak ky reagim i Ermalit dhe i ka kthyer atij një përgjigje publikisht.
“Nuk hoqën Elvanën për të më lënë mua, ishte strategjia e Atij që të na spostonte ne që kishim më shumë vota se sa gjithë pjesa tjetër e grupit që të përgatiste rrugën për çfarë kishte planifikuar ay. Edhe mos të të duket çudi që kam pasur me shumë vota se 6 të tjerët bashkë. E sa për zërin tim o zoti këngëtar, un s’disi të marrin kompjuterat përsipër ty.” Ka shkruar ai në një videotë shkëputur nga emisioni Xing.
Megjithatë edhe pse komenti i tij është përmbyllur me një shprehje ku thotë: “Ermal je loti vu”, të gjithë ndjekësit e kanë kuptuar mirë ironinë e tij./Burimi:Anabel.al





