Nga Shqipëria / E Hënë 19 Shkurt 2018, 18:06

Rrëfehet Ermal Meta, flet për këngët e tij në shqip dhe koncertin që do të mbaj në Shqipëri

Ermal Meta ka qenë padyshim një nga emrat më të dëgjuar javën e fundit dhe kjo për shkak të fitores së madhe që ai pati në Sanremo ku me këngën e tij ‘Non mi avete fatto niente’ zuri vendin e parë dhe do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion.

Së fundmi Emrali ka qenë pjesë e një interviste ku ka rrëfyer diçka më shumë për jetën e tij. Ai ka folur për fillimet e karrierës së  tij, jetën personale dhe të dashurën gazetare dhe madje ka folur dhe për atdheun e tij Shqipërinë.

Siç ka treguar këngëtari ai nga Shqipëria ruan kujtime shumë të bukura  nga fëmijëria e tij dhe madje është rrëfyer se ka kompozuar dhe shumë këngë në gjuhën shqipe dhe dëshiron që një ditë të vijë e ti performojë në një koncert në vendin tonë.

Sipas ‘Panorama’ ai më vonë ka treguar dhe për të dashurën e tij, e cila është një nga gazetaret më të njohura në Itali dhe ka rrëfyer se ajo është shumë e rëndësishme për të, aq sa ai tregon se Silvia është njeriu së cilës  i tregon së pari krijimet e tij, madje ka raste që e zgjon edhe në 4 të mëngjesit për t’ia dëgjuar këngët.