Tashmë dihet që reperi i njohur Stresi prej kohësh e ka bërë publike lidhjen e tij me vajzën e quajtur Keisi. Ata kanë nisur edhe bashkëjetesën në Tiranë dhe duket se kjo lidhje është shumë serioze dhe e ka ndryshuar rrënjësisht reperin e njohur, që përherë njihesh si një djalë i keq.

Çifti së fundmi ka ndërmarr një hap shumë të rëndësishëm në jetën e tyre. Ata janë fejuar zyrtarisht dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një postimi ku është shprehur shumë i emocionuar për këtë gjë.

“Ndjenjë shumë e veçantë, s’mund ta përshkruaj, s’kam fjalë...”-ka shkruar reperi në përshkrimin e fotos.
Tani radhën e ka dasma e madhe, që siç ka lajmëruar edhe çifti do të bëhet verës në Santorini së bashku me familjarët dhe miqtë e ngushtë.



