Modelja shqiptare Angela Martini që nga momenti që u martua në fshehtësi të plotë me milionerin rumun Dragos, ka qenë përherë e më shumë në vëmendje të mediave për jetën e saj luksoze dhe fotot provokuese.

Ajo që pas mbarimit të muajit të mjaltit është rikthyer në shtëpinë e saj në Rumani ku jeton së bashku me bashkëshortin. Modelja tashmë është kthyer në një shtëpiake dhe mund të themi që nuk është aspak e dëshpëruar, duke qenë se shtëpia e saj është super luksoze.
Angela ka postua së fundmi një foto ku na prezanton me një pjesë të ambientit të vilës së saj që duket shumë moderne.


