Koncerti i madh që u organizua ditën e pavarësisë së Kosovës u shoqërua dhe me shumë zhurmë nga ana e mediave. Prania e Rita Orës dhe mungesa e Dua Lipës u bë një nga temat më të përfolura këto ditë. U tha se Dua nuk erdhi për shkak të parave por më vonë kjo u sqarua nga ana e organizatorëve, të cilët thanë se thjesht nuk mund të përmbusheshin dot kushtet për ekipin e këngëtares së njohur.

Mirëpo fansat e saj nuk reaguan dhe aq mirë pasi kur ajo bëri urimin e saj për 10 vjetorin të gjithë filluan ta sulmonin sepse nuk ishte e pranishme në koncert dhe për këtë arsye ajo i bllokoi komentet.

Nga ana tjetër Rita Ora kur u pyet nga gazetarët se nëse do ketë një bashkëpunim me Duan, ajo e anashkaloi pyetjen duke u përgjigjur për diçka tjetër.

Siç dihet marrëdhëniet mes dy këngëtareve shqiptare nuk janë aspak të mira dhe këtë gjë e ka treguar dhe Dua nëpërmjet postimit të fundit.

Ajo mëngjesin e sotëm ka postuar një foto gazmore të një burri të veshur me një body që është afërsisht i ngjashëm me atë që Rita veshi në koncertin e mbajtur në Prishtinë.
Të shumtë kanë qenë ata që e kanë interpretuar këtë postim si një thumb për Ritën dhe performancën e saj./Burimi:Gazeta Express



