Aldon Lipe për shumë vjet ka qenë pjesë e mëngjesit të shqiptarëve nëpërmjet emisionit të tij radiofonik ‘Aldo Morning Show’. Ndonëse ai asnjëherë nuk e ka ekspozuar fytyrën e tij në transmetim live, Aldo është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

Ditn e djeshme moderator ka festuar 45-vjetorin e lindjes dhe si rrallë herë ai ka postuar edhe surprizën që ka marrë për këtë përvjetor.

Ai ka postuar në adresën e tij dhuratën special që familja e tij i ka përgatitur.
"Jam i bekuar me familjen time", shkruan Aldon Lipe në foton ku shihet një tortë në formë radioje, poshtë të cilës shkruhet "Të duam shumë".


