Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj kanë vendosur që këtë herë ti drejtohen Italisë për disa ditë pushimi. Këtë gjë e kanë treguar nëpërmjet postimeve të ndryshme që kanë bërë në intagram.
Së fundmi ka qenë Besi ai i cili nëpërmjet një postimi i ka shkrirë së qeshuri ndjekësit e tij. Aktori ka postuar një video ku shihet sesi disa turiste i kanë kërkuar atij që tu bëj një foto me aparat, por në një moment ato kanë ngelur të shtangura kur Besi ka marr aparatin dhe ka ikur me vrap.

‘Nooooo. Sa ka bertit e shkreta, kujtoi se i ika.... (Kur turistet te japin aparatin ti bosh i foto, por tu ka bo ves e ikmja me vrap)’ – ka shkruar Bes Kallaku në videon e publikuar në profilin e tij në Instagram.

Ndërkohë në video shihet edhe bashkëshortja e tij Xhensila, e cila duke qeshur përpiqet që të qetësoj vajzat. Siç është bërë e ditur çifti është në këto pushime së bashku me aktorin Erion Isai dhe bashkëshorten e tij.



