Nga Shqipëria / E Hënë 19 Shkurt 2018, 13:01

Kjo shenjë horoskopi do marri shumë para, por Meri i kërkon të bëj kujdes

Ditën e sotme astrologia Meri ka dhënë një lajmërim të rëndësishëm për njërën nga shenjat. Ajo ka treguar se me ndryshimet e reja ku Marsi është në Shigjetar ka treguar se do të bëjmë shumë beteja  për disa horizonte të reja, ajo madje është shprehur se shumë shenja do të krijojnë plane strategjike për të njohur gjëra të reja dhe për të përvetësuar diçka që ndryshon në të dhënat tona të deritanishme.

 “Neptuni në të njëjtën kohë krijon diçka në ambient të paqartë të mjegullt. Një maskë e fsheh ikonën reale të njerëzve rreth nesh apo situatave që na shqetësojnë. Gjithsesi ne idealizojmë dhe papritur ndjehemi të tradhëtuar të zhgënjyer dhe të zhveshur nga ëndrra. Do ndihemi pa kurajë, pa optimizëm”, njofton astrologia.

Por njëra nga shenjat e cila do kërkojë me doemos të zotërojë një shumë të mirë parash do i përfitojë ato duke manipuluar.

“Ujori do jetë në kërkim të një shume të konsiderueshme të cilën mund ta arrij me ndonjë manipulim”, shkruan Meri.