Nga Shqipëria / E Hënë 19 Shkurt 2018, 13:01

Olsi i lënduar, Fjorentina reagon duke i ‘përplasur’ në fytyrë gjithçka

Ditën e sotme disa postime të ish banorit të Big Brother Olsi Klosi ku ai tregonte zemërimin e tij, tërhoqën vëmendjen e mediave dhe u interpretuan se ai nuk i kishte punët mirë me të dashurën e tij të re.

Ai ka shpërthyer nëpërmjet disa postimeve në Instagram ku është shprehur se  është ndjerë shumë i bezdisur nga fansat të cilët i kërkojnë vazhdimisht të postojë foto. Ndërsa në një postim  të më vonë ai ka postuar dhe një zemër të thyer duke ngritur aludimet se është ndarë nga e dashura.

Mirëpo edhe pse ai vet nuk reagoi më, ishte ish e dashura e tij Fjorentina e cila menjëherë nxitoi ti dedikojë atij një status.

“Kur lëndon dikë që do të jesh i sigurt që herët a vonë do lëndohesh dhe ti”, është shprehur ajo. Menjëherë pas këtij statusi të gjithë kanë aluduar se i drejtohet Olsit duke qenë se kur  dolën lajmet se Olsi kishte një të dashur të re ajo tha se: “Do vijë dhe dita juaj pa merak dhe unë do të jem duke fërkuar barkun nga të qeshurat.’ Mesa duket dita e Fjorentinës erdhi shumë shpejt./Burime:Gazet Express