Nga Shqipëria / E Hënë 19 Shkurt 2018, 12:12

Kush tha që janë ndarë? Luana dhe Krenar Çoçaj të lumtur në krahët e njëri-tjetrit

Javët e fundit një nga temat më të komentuara ka qenë ndarja e moderatores së njohur Luana Vjollca dhe biznesmenit kosovar Krenar Çoçaj. Gjithçka nisi pas lajmeve që dyshja nuk  e ndiqte më njëri-tjetrin në Instagram dhe se madje kishin anuluar edhe planet për martesën që do të bëjnë në verë.

Mirëpo mesa duket asgjë e tillë nuk është e vërtet, pasi pas pushimeve në Zvicër ku u përfol se ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit, çifti i njohur është kapur sërish mat.

Sipas një fotoje të siguruar nga  Story.al Luana dhe Krenari shihen së bashku poshtë shtëpisë së moderatores. Siç kanë thënë edhe burimet pasi kanë parkuar makinën kanë ecur me këmbë për të shkuar tek nëna e Luanës.

Edhe pse se kanë pranuar asnjëherë publikisht lidhjen e tyre, dyshja është kapur shumë herë së bashku dhe mesa duket asgjë nuk mund ti ndaj nga njëri-tjetri.