Nga Shqipëria / E Diel 18 Shkurt 2018, 12:12

Ja sekreti i lidhjes së ish Miss Universe me kandidatin për deputet të PD-së

Është një nga vajzat më të bukura të shqipërisë dhe nje modele e sukseshme në SHBA, por Fjoralba Dizdari ka vendosur të rikthehet në Shqipëri si prezantuese moti. 

Ish-Miss Universe Albania, prej pak ditësh është shfaqur në ekranin e "ABC News", por një vit më parë bukuroshja ishte ndër të paktët shqiptarë që morën pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump.

Por e ftuar në "Jo vetëm modë" ajo ka rrëfyer edhe për jetën personale, duke treguar se është prej 3 vitesh ajo është në lidhje me ish-kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, Enri Ceno.

E pyetur nëse ajo dhe zyrtari i PD-së do të organizojnë ndonjë dasmë së shpejti. bukuroshja tha se do të na mbante të informuar.

Ajo u shpreh se:

Do t’ju njoftoj kur të kemi një datë për dasmë, por ende nuk e kemi menduar. Sekreti i lidhjes tonë të gjatë është transparenca dhe mbështetja. Enri ka qenë gjithnjë mbështetës për mua. Fakti që unë nuk jam sot në Amerikë, por jam këtu mund të quhet një sakrificë që kam bërë për të.

Burimi: JOQ