Rita Ora u kthye në Kosovë për të festuar 10-vjetorin e pavarësisë të vendit dhe nuk i zhgënjeu bashkëatdhetarët e saj.
Këngëtarja e famshme ofroi një performancë të jashtëzakonshme në koncertin e zhvilluar në Prishtinë, mbrëmjen e së shtunës.
Me një kostum kuqezi të ngushtë, 27-vjeçarja këndoi hitet e saj më të njohura dhe kërceu pa u lodhur për kënaqësinë e publikut të shumtë.

Rita Ora doli para 300.000 shqiptarëve me veshje kuq e zi, personifikim i flamurit amë të Shqipërisë.
Koncerti i Rita Orës në sheshin e Prishtinës ka qenë një nga temat kryesore dje paralel me 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.


Edhe vetë Rita siç duket ka qenë e ngazëllyer për këtë koncert, kjo nisur nga fotot e shumta që këngëtarja ka hedhur në Instagram rreth këtij aktiviteti.


Rita e ka mbushur Instagramin dhe InstaStoryn me foto që nga nisja në Londër drejt Prishtinës dhe përgjatë gjithë performancës.


“Do t’ju bëj krenarë. Ky do jetë shou më i madh dhe më i mirë që kam dhënë ndonjëherë”, këto kanë qenë fjalët e Ritës dhe me sa duket ja doli.


Rita Ora ka dalë në skenë rreth orës 22 natën e mbrëmshme dhe sipas burimeve në sheshin e Prishtinës ishin diku tek 300.000 shqiptarë që kanë pritur dhe kanë kënduar bashkë me këngëtaren me famë botërore.

Burimi: TopChannel, JOQ
