Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Shkurt 2018, 19:07

Zbulohet arsyeja e sherrit të bujshëm mes Fiorit dhe Rozanës: Ia mbushën mendjen të tjerët!

Sherri i bujshëm mes Rozana Radit dhe Fiori Dardhës bëri xhiron para një viti në të gjitha mediat. Ato u zunë në fillimet e emisionit të tyre ‘Boom’ dhe zënka e tyre zgjati pothuajse 6 muaj. Madje në atë kohë Fiori edhe bëri një ceremoni të madhe martesore, në të cilën Rozana nuk mori pjesë.

Mirëpo pas kaq shumë kohësh më në fund dy mikeshat kanë zbuluar arsyen se përse u zunë. Ato ishin të ftuara në emisionin ‘Thumb’ ku dhe sqaruan publikisht sherrin e famshëm.

Siç u shpreh dhe Rozana arsyeja ishte sepse Fiori nuk e lindte të fliste gjatë emisionit.

“Ne jemi zënë se ti nuk më lë të flas. ”, u shpreh Rozi.

Ndërkohë që Fiori më tëj ka shpjeguar se: “Ne u zumë me të vërtetë. Rozit i mbushën mendjen top që unë nuk e lija të fliste. Që unë kasha gjithë protagonizmin në emission dhe kjo ishte hija, për të më bërë fresk mua. Një ditë të bukur unë u zgjova dhe thashë po e lë Rozin të flas. Ishin fillimet e emisionit, unë kasha më shumë ekperiencë, Rozi e kishte për here të parë. Ne tani e dime kush ia mbushi mendjen. Dhe kështu lindi debati sepse në dialogun që zhvillojmë në emision nuk ka skenar. Unë nuk i fola e para.”

Duke e kthyer çështjen në shaka Rozana tregoi se ato të dyja pavarësisht shoqërisë 26 vjeçare zihen shumë shpesh me njëra tjetrën.

“Me Fiorin zihesh duke ngrënë bakllava. Zihemi shumë herë. Ne kur zihemi ndërpresim komunikimin. Mamaja e Fiorit dhe motra ime tentuan të na pajtonin por ne nuk pranonim.”,- u shprehën moderatoret.