Gerta Heta është një nga moderatoret më të hershme në televizionin shqiptar dhe padyshim është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin Octapod, ku dhe i ka shokuar të gjithë ndjekësit me deklaratën e saj, që i dashuri i parë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi të.

Ajo tregoi se për rreth 6 muaj ishte dhunuar sistematikisht, deri sa një ditë vendosi që këtë gjë ta ndante me prindërit dhe të merrte një vendim për ndalimin e kësaj çështjeje.

"Lidhja ime e parë ka qenë me një person të dhunshëm dhe vuaja nga dhuna fizike. Haja dru çdo ditë. Isha 18 vjeç dhe nuk guxoja t'i thoja njeriu se më bënte presione. 'Do t'i thyej këmbët vëllait tënd', thoshte. Unë kisha frikë t'u tregoja edhe prindëve. Pas 6 muajsh dhune sistematike i thashë prindërve dhe arrita të largohesha nga ai njeri. Në plazh prindërit më panë me njolla të zeza në trup dhe aty u detyrova fola. I thashë prindërve që kisha nevojë për ndihmën e tyre që mos të më linin vetëm. Prindërit m'u gjetën jashte mase afër. 1 vit të tërë ata më sillnin, më prisnin në shkollë. Ai më përndiqte, vinte tek shkolla, shkruante tek muret 'Gerta të dua, më fal'. Ai ishte 5 vjet më i madh se unë. U largua vetëm kur i kam çuar policinë në shtëpi", tregoi Gerta.



