Për pak minuta në Kosovë do të mbahet një nga koncertet më madhështore të mbajtura në këto vite, ku e ftuara speciale është këngëtarja me famë botërore Rita Ora. Mirëpo gjatë kësaj jave u përfol se e ftuar do të ishte edhe Dua Lipa, por sipas informacioneve të ndryshme kishte kërkuar një shumë të madhe parash që nuk mund të sigurohesh dot nga ana e organizatorëve.

Megjithatë kjo gjë nuk është aspak e vërtetë dhe e ka konfirmuar vetë organizatori i koncertit Luan Maloku, i cili është shprehur se Dua nuk ka kërkuar asnjë lek për këtë koncert, por thjesht ekipi i saj kishte disa kërkesa që nuk mund të përmbusheshin nga Bashkia e Prishtinës.

“Asnjë nuk ka kërku para, këto janë artiste me famë botërore, kanë produksione me kriteret e tyre, me të cilat duhet me u pagu produksionet dhe jo artistet. Duhet paguar produksionet, të cilat në kontratë i kanë të përmendura se çfarë ndriçimi, impianti zëri do ketë etj", u shpreh ai.




