Për ndarjen nga jeta të njërit prej punonjësve të teatrit i cili quhej Ermal Laze kanë reaguar dhe shumë aktorë duke u shprehur se humbja e tij ishte e papritur. Njëri ndër tyre ka qenë dhe aktori i njohur Gentian Zenelaj, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij.

Ai ndër të tjera ka shprehur keqardhjen e tij për këtë humbje të madhe dhe se ndihet i trishtuar që tani që do hedh sytë nga e djathta e skenës Ermal Laze nuk do të jetë më aty. Gjithashtu Zenelaj theksoi se pjesë e suksesit nuk janë vetëm aktorët por edhe punonjësit e teatrit.

"Pas çdo shfaqje të suksesshme…pas çdo duartrokitje të zjarrtë pas çdo shkëlqimi projektorësh qëndrojnë disa njerëz pa fjalë…njerëz që punojnë me përkushtim çdo ditë…njerëz që nuk e kalojnë kurrë fondalin por të qeshur nga xhepat e skenës marrin krenari nga suksesi i shfaqjes ndërsa ne aktorët përkulemi përpara publikut…dhe pjese dhe meritë të padiskutueshme në këtë sukses kanë edhe ata...por një nga ata sot nuk ështÄ? më. Qofsh i parajsës Ermal.. na trishtove të gjithëve Ermal...sa trishtim që kur të hedh sytë në të djathtë të skenës s’do jetë më silueta jote aty. I buzëqeshur si gjithmonë", shkruan Zenelaj.


