Këngëtarja e njohur botërisht Rita Ora më në fund ka arritur në Kosovë ku pas pak orësh do të këndojë në koncertin madhështor që do të organizohet në Prishtinë. Këngëtarja me të mbërritur në Kosovë është pritur në aeroport dhe më pas ka mbajtur një konferencë për mediat ku ka treguar se për koncertin e sotëm ndihet jashtëzakonisht shumë e emocionuar.

“Por tani jam e lumtur dhe Kosovës do ja jap koncertin më të mirë të mundshëm në karrierë. Mund të ishim kudo në botë këtë ditë, por unë vendosa që të sjell gjithë ekipin tim këtu në Prishtinë që të ofrojmë shfaqjen më të mirë përgjithmonë”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera Rita ka dhënë dhe një mesazh dhe është shprehur se ajo ka vendosur që veten e saj ta përfaqësojë në këtë mënyrë.

“Ju e keni një mundësi për ta përfaqësuar veten tuaj në mënyrën se si dëshironi të mbaheni mend. Gjëja më e rëndësishme për mua është që të qëndrojmë të bashkuar dhe të jemi në gjendje që t’i ftojmë njerëzit në rrethin tonë, sepse sa më shumë që jemi, aq më të mëdhenj bëhemi. Kur për herë të parë kam dalë në një skenë, kam qenë një nga këngëtaret e hershme shqiptare"./Burimi:Gazeta Express




