Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Shkurt 2018, 16:04

Pas vdekjes së Adelës, Bjordi përlot me fjalët që thotë për të: Unë kam ndikuar tek jeta e saj

Ditën e sotme në emisionin radiofonik You & Me në NRG Radio ishte i ftuar ish banori i Big Brother Bjordi Mezini, ku ndër të tjera ka folur dhe për vdekjen e ish të dashurës së tij gazetares Adela Xhemani. Ai është shprehur se lajmin e vdekjes së Adelës e ka pritur shumë keq duke qenë se me të kanë kaluar një kohë të bukur dhe të veçantë bashkë.

"Është një person që mungon, edhe…nuk ka shumë për të thënë, të gjithë e dinë sa kam ndikuar unë tek jeta e saj dhe ajo tek jeta ime. Kemi jetuar një periudhë shumë të veçantë së bashku, kemi ndarë shumë gjëra bashkë dhe kjo më bëri të empatizoja (ndieja) shumë për këtë njeri. Mund të them që e njihja më shumë se çdo njeri tjetër dhe kjo më bëri shumë keq, nuk e prisja që do reagoja kaq keq", është shprehur Bjordi.

Pak ditë pas vdekjes së saj ai madje bëri edhe një status ku i dedikonte asaj disa fjalë, por ky postim nuk u prit  aspak mirë nga ana e ndjekësve, të cilët të indinjuar shpërthyen kundër Bjordit duke i thënë se ishte tepër vonë që të kërkonte falje. Pas kësaj Bjondi bëri një tjetër postim ku i quajti të gjithë këta që ishin kundër ti “kancer të kësaj bote”. Për këtë gjë ai ka kërkuar edhe falje në ditën e sotme duke u shprehur se në atë periudhë ishte shumë i ngarkuar emocionalisht.

"Mund të kërkoj dhe pak ndjesë për atë moment…është pak situatë e vështirë, unë isha shumë i ngarkuar në atë moment. Kush më njeh e di që me rrjetet sociale nuk kam një marrëdhënie të mirë, pra nuk më pëlqen të ekspozohem dhe nuk i ve peshë fjalëve të njerëzve, se derisa i lexon janë vetëm gërma në një ekran dhe nuk janë asnjeri në jetën tënde. Në atë moment, përveç trishtimit isha dhe shumë i nevrikosur dhe kur u akumuluan shumë fjalë nga shumë njerëz desha të kapja një person dhe të shfryja nervat me atë gjë", tha Bjordi.