Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Shkurt 2018, 16:04

Reagimi epik i Era Istrefit pasi nuk e përfshinë në sloganin e 10 vjetorit i lë të gjithë pa fjalë

Një slogan i përgatitur për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i cili u publikua dje hapi shumë debate  duke qenë se pranë Rita Orës, Dua Lipës dhe Majlinda Klemendit nuk ishte vendosur fotoja e këngëtares së njohur Era Istrefi. Në slogan shkruhesh “Baç cikat na e zbardhën ftyrën”, dhe kjo gjë nuk është pritur mirë nga shumë personazhe dhe nga vetë publiku.

E para që ka reaguar ka qenë mamaja e këngëtares Era Istrefi, e cila e indinjuar ka thënë se suksesi i Erës nuk mund të krahasohet me atë të Ritës e Duas, duke qenë se ato janë rritur në vende të zhvilluara, ndërsa Era suksesin e saj botëror e nisi nga një vend i vogël si Kosova.

Mirëpo ajo nuk ishte e vetmja, një tjetër artist që ka reaguar për mungesën e Erës në slogan ka qenë edhe Labinot Tahiri, i cili duke u shprehur se këngëtaren nuk e njeh personalisht por thekson se është diçka e padrejt që ajo mos të përfshihet.

“Për ‘ERA ISTREFIN’

ð???

Ajo po i mungon, asaj thirjes

BAC,, QIKAT

NA E ZBARDHÊN

FTYRËN!

Të dashur qytetarë, ajo se çfarë me mundon mua, është mos rrespektimi i asaj që quhet drejtesi apo realitet.

(ERA ISTREFI) nuk te kam takuar asnjëherë, por unë jam Labinot Tahiri, i cili kur shoh diqka të padrejtë me dhem shumë dhe reagoj në menyren time.

(ERA ISTREFI) ð???, të jesh krenare edhe pse tek ne mundohemi ta nënqmojmë apo ta nënvlersojmë një Yll Botëror siq jeni ju!

Fundja, e keni mbas dhe para vetës publikun e shkëlqyer SHQIPTARË.

Ti i’a arrite që ta dëgjojnë zërin tënd edhe nacionalitete të huaja anekend botës!

Qytetarë të dashur; Era Istrefi, Majlinda Kelmendi, Ismail Kadare jane lindur dhe rritur ne kushte shqiptare dhe kanë arritur famë!

Asgjë nuk jam kundër, Ritës dhe Dua Lipës, për të dya jam krenarë, ama ato janë rritur në vendin ku i kenë pasur kushtet e mira, mund ti kenë pasur edhe mësueset e muzikës në shtëpitë e tyre....!

Pra është gjynaf me e shkel edhe një YLL VENDOR, siq është ERA ISTREFI, edhe pse nuk mundeni. Kjo vlenë për secilin nga ne që jetojmë në trojet tona dhe në Kosovë.

Labi, Ferizaj Kosove e Shqipërisë.”-ka shkruar këngëtari.

Era Istrefi ka vendosur që të reagojë edhe ajo vetë për këtë çështje dhe është shprehur mirënjohëse ndaj Labinotit nëpërmjet një shkrimi të postuar në isntastory.

“Faleminderit Labinot Tahiri që gjete kohën me e potencu këtë fakt. Je i madh! Neve si njerëz dhe artista na duhet suporti edhe në ditë të vështira, e jo vetëm në ditët kur suksesi flet vetë. Prandaj faleminderit ty dhe t’gjithë atyne që vazhdojnë me besu n’mu. Misioni im nuk ka përfundu...”- ka shkruar artistja në Insta Story.

Ajo nuk është ndalur me kaq dhe më pas ka shpërndarë një slogan të vetin ku shkruhet “Baç, gjuha shqipe po dëgjohet nëpër botë...” duke theksuar kështu se ndryshe nga Rita dhe Dua kënga e saj BON BON u bë e njohur në botë dhe ishte në gjuhën shqipe.