Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Shkurt 2018, 15:03

Xheni dhe Benardi e kaluan natën bashkë? Reagon ish banori i BB

Ditën e sotme u përfol shumë se dy ish banorët e Big Brother Xheni dhe Benardi, të cilët prej kohësh i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, mbrëmjen e djeshme kishin festuar në të njëjtin clube.

Nga fotot e postuara nga çifti ata dukeshin se po e shijonin atmosferën e krijuar mirëpo aty ku të gjithë menduan se ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit Benardi ka sqaruar gjithçka nëpërmjet një videoje të postuar pak minuta më parë.

Ai ka hedhur poshtë aludimet e portaleve se dyshja ishin së bashku dhe është shprehur se: ““Pse publikoni budalliqe! Duket shumë qartë që jemi në kënde të ndryshme mesa pashë dhe nga fotot. “Pubi” është shumë i madh dhe mund të hyjnë shumë njerëz.”

Dyshimet se ish çifti mund të ishte rikthyer bashkë erdhën pas deklaratës që Xheni bëri në emisionin ‘Octapod’ ku tha se do donte të kthehej me Benardin.