Adelina Tahiri çdo ditë e më shumë bëhet pjesë e lajmeve rozë për jetën e saj, së fundmi këngëtarja është përfolur për një shtatzëni të cilën ajo as e ka mohuar as e ka pohuar.

Këto lajme filluar të përkapeshin kur ajo dhe bashkëshorti i saj Serjoza Markov me të cilin lidhi kurorë para disa javësh u kapën duke pritur në një qendër gjinekologjike së bashku. Mesa duket lajmet se ajo shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë janë të vërteta dhe këtë gjë e ka zbuluar së fundmi vëllai i saj.

Edmond Tahiri ka postuar në adresën e tij në Instagram disa foto në Instastory, ku shihet një kostum bebesh. Kjo gjë ka mjaftuar që të gjithë të fillojnë të shkruajnë se lajmi tashmë u vërtetua dhe Adelina shumë shpejt do të sjelli në jetë një fëmijë.

Por ndër të tjera nga lloji i veshjes dhe ngjyra blu mesa duket Adelina dhe milioneri maqedonas do të bëhen me një djalë.



