Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Shkurt 2018, 14:02

Majk kapet 'mat' për të disatën herë, del në darkë romantike me të dashurën e re

Reperi i njohur Majk prej kohësh është përfolur se pas marrëdhënies së tij me Majlinda Zekën me të cilën ka edhe një djalë, ka nisur një histori të re dashurie me një vajzë të quajtur Melita Nushi me të cilën edhe është kapur mat disa herë.

Ata janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje janë fotografuar edhe në një qendër gjinekologjike ku të gjithë filluan të dyshonin se vajza në fjalë është në pritje të një fëmije. Mirëpo çdo gjë u mohua nga ana e reperit i cili u kërkoi mediave mos të përziheshin me jetën e tij personale.

Por mesa duket lidhja e tyre nuk është thjesht një aludim pasi ata edhe Shën Valentinin e kanë festuar së bashku. Çifti është fotografuar duke darkuar në një restorant. Në foton e publikuar nga Prive.al, Melita dhe Majk janë parë duke darkuar të ulur përball njëri-tjetrit duke mos ngritur kështu dyshimet tek të pranishmit.