Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Shkurt 2018, 13:01

Fotoja e Shën Valentinit që po përlot gjithë botën, gjesti i këtij burri do ju prek zemrat

Një foto ku shihet një burrë i vetmuar në ditën e Shën Valentinit është bërë virale në internet dhe ka prekur zemrat e shumë përdoruesve në të gjithë botën. Ndërkohë që të gjithë përreth tij kanë qenë duke festuar me njeriun e zemrës, një burrë i moshuar është ulur në një lokal dhe ka darkuar ndërkohë që përballë kishte shishen ku mbante hirin e bashkëshortes  së vdekur.

Kjo foto është bërë nga kamarieria e restorantit Chasidy Gwaltney, e cila e prekur nga kjo gjë e ka postuar së bashku me një shkrim ku shkruan:

“E dini se të gjithë ne jemi fajtorë për faktin se e marrim të mirëqenë partnerin kur e kemi pranë dhe nuk dimë ta shijojmë. Mund të harrojmë të japim një puthje lamtumire, të themi të dua, ose të kapemi aq shumë në atë që po bëjmë dhe nuk i vëmë re gjërat e vogla, që mund të kenë domethënie për personin e veçantë.

Pashë diçka sot që më bëri të kujtoj se nuk do të kemi gjithmonë njëri-tjetrin për të për të biseduar, për të dashur apo për të luajtur.

Kjo fotografi flet shumë dhe mund t’ju prekë shumë, ashtu siç më preku mua. Në shikim të parë duket sikur ky burrë po kalon i vetëm Shën Valentinin, por bashkëshortja e tij qëndron në shishen e bukur prej qelqi përballë tij.

Duket se dashuria e tij për të ishte aq e fortë sa ai mori eshtrat e saj për të ngrënë drekën së bashku. Gjithashtu i bleu një gotë verë. Dashuroni personat që keni afër sa e keni mundësinë, nuk e dini kurrë çfarë ju sjell e nesërmja.”