Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Shkurt 2018, 13:01

Milioneri maqedonas llaston me dhurata luksoze Adelinën në prag të shtatzënisë

Adelina Tahiri çdo herë e më shumë bëhet pjesë e lajmeve rozë për jetën e saj private dhe për jetesën luksoze që bashkëshorti i saj i siguron. Këngëtarja së fundmi ka qenë shumë e përfolur për shkak se u fotografua në një qendër gjinekologjike dhe që nga ajo kohë të gjithë mediat kanë filluar të aludojnë se është në pritje të fëmijës së parë. Gjë që mesa duket është e vërtet, pasi këngëtarja nuk ka mohuar asgjë.

Mirëpo duket se në këto muaj të bukur për këngëtaren bashkëshorti i saj, milioneri maqedonas Serjoza Markov, po e llaston edhe më shumë Adelinën duke e mbushur atë më dhurata super luksoze.

Së fundmi këngëtarja ka zbuluar disa prej tyre nëpërmjet disa videove që ka postuar në Instagram ajo ka zbuluar se ai i ka blerë dhurata të ndryshme, çanta të markave të  njohura, xhup lëkure, atlete, shapka me gurë të çmuar etj, janë disa nga dhuratat që ai i ka blerë.

Këto dhurata sa vinë e bëhen më të shpeshta dhe Adelina asnjëherë nuk nguron të tregojë jetën e saj super luksoze publikisht.