Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Shkurt 2018, 12:12

Dua Lipa gëzon gjithë shqiptarët me urimin e paparë që bën për Pavarësinë e Kosovës

Dita e sotme është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët e Kosovës të cilët  festojnë 10 vjet pavarësi. Për festimin e saj është organizuar një koncert madhështor i cili do të mbahet në Prishtinë, ku siç është lajmëruar do të jetë prezente këngëtarja e njohur e origjinë shqiptare Rita Ora.

Por edhe pse u përfol shumë se në këtë koncert do të ishte edhe Dua Lipa, ajo për shkak të disa angazhimeve te tjera nuk mundi që të vinte, por kjo gjë nuk e ka ndaluar këngëtaren e famshme që të urojë vendlindjen e saj për 10 vjetorin.

Mënyra që ajo ka zgjedhur për të uruar padyshim i ka emocionuar të gjithë fansat e saj jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria. Dua ka postuar një foto të shkëputur nga videoklipi i saj më i fundit IDGAF, ku veshja e saj blu simbolizon Kosovën ndërsa veshja e kuqe Shqipërinë. Në përshkrim të fotos ka shkruar një urim për të gjithë bashkëkombasitë e saj në gjuhën shqipe.

“Urime të gjithëve për 10-vjetorin e Pavarësisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë përvjetore së bashku. Kaloni sa më mirë në këto ditë feste. Jam krenare që jam shqiptare. Urime dhe gëzuar! Jua dua. Shihemi këtë vit”, ka shkruar Dua në Instagram.

Nëpërmjet këtij urimi 22vvjeçarja ka zbuluar se pavarësisht se nuk mund të ishte e pranishme në këtë ditë të rëndësishme, ajo shumë shpejt do rikthehet në vendin e saj.