Eneda Tarifa ka qenë padiskutim një nga personazhet më të komentuar të javëve të fundit. Që kur u përhapën fjalët që ajo dhe bashkëshorti i saj Erjon Zhaloshnja i dhanë fund martesës disa vjeçare interesi i mediave dhe i publikut për jetën e saj private u bë edhe më i madh dhe kjo pasi as ajo as ish bashkëshorti nuk e pranuan publikisht ndarjen.

Mirëpo ditën e djeshme Eneda ka qenë e ftuar në Pop Culture ku ndër të tjera ajo u shpreh e revoltuar nga shkrimet e ndryshme të portaleve të cilat futen në jetën personale të njerëzve dhe i ngriti më shumë dyshimet për ndarjen, duke qenë se ju referua historisë me bashkëshortin në kohën e shkuar.

Megjithatë ditën e sotme ajo ka vendosur të reagojë dhe mbi disa shkrime që portalet bën kur këngëtarja e ftuar në një aktivitet bamirësie lexoi historinë e një gruaje të dhunuar dhe shumë media e interpretuan si historinë e saj, duke aluduar se shkak për ndarjen u bë dhuna e partnerit.

“Para disa ditësh lexova një histori të një gruaje të dhunuar, në një koncert bamirësie, bashkë me kolegë të tjerë si Jualiana Pasha, Aurela Gaçe, Elton Deda etj. Portalet e morën sikur po flisja për bashkëshortin tim Erjon Zaloshnjën që është një nga njerëzit më të qetë, më të përkushtuar dhe një intelektual i mirë i këtij qyteti. Ju lutem portaleve meqë janë kaq të padjallëzuar, të korrigjojnë titujt se i kanë gabim. Faleminderit për mirëkuptimin!”-është shprehur Tarifa./Burimi:Xing.al



