Nga Shqipëria / E Premte 16 Shkurt 2018, 19:07

Arbana Osmani rrëfen surprizat e emisionit të parë, ja VIP-at do të shohim në ‘Dua të të bëj të lumtur’

Arbana Osmani ka dhënë së fundmi një intervistë për Revistën Who ku ka treguar diçka më shumë rreth emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’ i cili do të startojë këtë të shtunë në ekranin e Top Channel.

Tashmë pas përfundimit të ‘Shiko kush luan’ çdo të shtunë në orën 21:00 publiku do të ketë mundësi të ndjek emisionin i cili i dedikohet historive njerëzore.

Ndërsa Arbana ka folur rreth këtij sezoni ka zbuluar edhe disa informacione më shumë për të ftuarit VIP që do të shfaqen gjatë spektaklit.

“Jam shumë e lumtur që në premierën e programit këtë të shtunë, ora 20:50 në “Top Channel” na nderojnë emra me shumë peshë, si artistët e mëdhenj Robert Ndrenika e Rikard Ljarja, apo kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana. Qasja e personazheve të njohur me programin këtë vit do të jetë e përjavshme. Ata do të bëhen pjesë e surprizave për historitë tona, por mund të marrin edhe vetë ndonjë surprizë...”-ka rrëfyer Osmani.