Arbana Osmani ka dhënë së fundmi një intervistë për Revistën Who ku ka treguar diçka më shumë rreth emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’ i cili do të startojë këtë të shtunë në ekranin e Top Channel.

Tashmë pas përfundimit të ‘Shiko kush luan’ çdo të shtunë në orën 21:00 publiku do të ketë mundësi të ndjek emisionin i cili i dedikohet historive njerëzore.

Ndërsa Arbana ka folur rreth këtij sezoni ka zbuluar edhe disa informacione më shumë për të ftuarit VIP që do të shfaqen gjatë spektaklit.

“Jam shumë e lumtur që në premierën e programit këtë të shtunë, ora 20:50 në “Top Channel” na nderojnë emra me shumë peshë, si artistët e mëdhenj Robert Ndrenika e Rikard Ljarja, apo kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana. Qasja e personazheve të njohur me programin këtë vit do të jetë e përjavshme. Ata do të bëhen pjesë e surprizave për historitë tona, por mund të marrin edhe vetë ndonjë surprizë...”-ka rrëfyer Osmani.


