Nga Shqipëria / E Premte 16 Shkurt 2018, 19:07

Eneda Tarifa sulmon portalet dhe zbulon padashur se lajmet e ndarjes janë të vërteta

Muajin që lamë pas lajmi se Eneda Tarifa dhe bashkëshorti i  saj Erjon Zaloshnja i kishin dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare u bë kryeqendra e të gjitha lajmeve. Mirëpo edhe pse shkruan goxha për këtë temë asnjë nga personazhet nuk e pranoi publikisht një gjë të tillë. Por disa fakte të ndryshme tregonin hapur se mes tyre gjithçka kishte marrë fund.

Eneda dhe bashkëshorti i saj nuk u panë më bashkë prej kohësh dhe madje ajo  ndaloi së performuari në lokalin e quajtur Rockstock që është në pronësi të Erjonit dhe  ku ajo performonte prej vitesh. Në sezonin e ri bashkëshorti i saj bëri lajmërimin për hapjen e lokalit dhe emir i Enedës nuk ishte askund madje ai në lajmërimin e tij kishte shkruar “Ky është RockStocku që kam dashur gjithmonë” duke ngritur edhe më shumë aludime rreth ndarjes së tyre.

Megjithatë ditën e sotme këngëtarja e njohur ka qenë prezente në emisionin Pop Culture ku the ka folur për herë të parë për ndarjen e saj.

“Unë ohooo kënaqem, ça nuk lexoj të shkruhet për veten time. Këta që shkruajnë janë thjesht të papërgjegjshëm, janë kazan kanë thjesht qëllim ca klikime. Këta të prekin familjen, gjërat më të shtrenjta, pjesë të jetës dhe historisë tënde, të futen në të mbathura”, u shpreh ajo duke sulmuar gjithë portalet që kanë shkruar për të.

Por edhe pse nuk deshi që të fliste hapur për këtë temë në bisedë e sipër ajo shprehet se: “Historia ime ishte e qetë, shumë e bukur, shumë interesante. Ndihem e fyer për këtë fakt, që njerëzit mundohen të hedhin baltë.”, me fjalën ‘Ishte’ ajo e vërteton një herë e mirë se mes tyre nuk ka më asgjë dhe se marrëdhëniet e tyre kanë përfunduar.