Nga Shqipëria / E Premte 16 Shkurt 2018, 18:06

Çdo gjë është zyrtare, ja kush është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel

Lajmet se Ben Bushi ishte emëruar drejtori i ri i Top Channel bërën bujë në të gjitha mediat. Mirëpo një gjë e tillë nuk u konfirmua as nga Topi dhe as nga vetë Blushi, duke i lënë këto lajme thjesht në kuadrin e thashethemeve.

Megjithatë në festën e 20 vjetorit të Top Albania Radio çdo gjë është sqaruar dhe mesa duket të gjitha fjalët që kanë qarkulluar prej kohësh kanë qenë të vërteta. Ish kryetari i partisë Libra është parë në festën e organizuar nga Top Media dhe madje ka qëndruar në të njëjtën tavolinë me Vjollca Hoxhën dhe Filip Cakullin.

Ai gjithashtu është fotografuar duke festuar edhe me pjesëtarët të tjerë të stafit të Top Channel.

Ndërsa sipas informacioneve për Blitz.al, ish drejtori i Top Channel Erion Ylli ka qenë prezent në festë dhe është ulur në një tavolinë me Arbana Osmanin dhe pjesëtarët e tjerë të stafit.