Nga Shqipëria / E Premte 16 Shkurt 2018, 16:04

'Beqar dhe i lumtur' Pirro Çako flet për ndarjen me partneren 27 vite më të re

Pirro Çako u përfol vitin e kaluar për ndarjen nga partnerja e tij 27 vite më të re Sisi Ujka me të cilën kishte më shumë se 6 vjet që ishin të lidhur. Ata e bën publike lidhjen e tyre në vitin 2011 dhe që atëherë shfaqeshin përherë bashkë në çdo event ose festë.

Mirëpo si çdo gjë tjetër edhe kjo lidhje pati fundin e saj, për të cilën u përfol shumë në mediat online, por kompozitori i njohur asnjëherë nuk ishte shprehur publikisht mbi këtë gjë deri ditën e sotme.

Ai ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Wake up’ ku ka folur për ndarjen e tij dhe ka treguar se ndihet shumë i lumtur që është një beqar.

“Jam single, dhe kjo gjë qenka shumë mirë”, u shpreh kantautori.