Nga Shqipëria / E Premte 16 Shkurt 2018, 16:04

Sot një nga prezantueset më të njohura, por dikur Arbanës Topi ja mbylli derën në fytyrë

Në 14 shkurt Top Albania Radio mbushi plotë 20 vite që nga krijimi i saj dhe për këtë gjë gjithë Top Media festoi në një festë madhështore ku ishin të ftuar të gjithë ata që kanë punuar dhe punojnë atje. Pop Culture ditën e sotme ka transmetuar disa intervista nga ajo mbrëmje dhe njëra ndër tyre që ka tërhequr vëmendjen ka qenë ajo e Arbana Osmanit.

Ndonëse sot Arbana është një nga prezantueset më të rëndësishme dhe më të njohura të Topit, dikur asaj i kanë mbyllur derën në fytyrë dhe personi që e ka refuzuar është sot miku i saj më i mirë.

“Kujtova atë ditë, kur pa më thënë asnjeri asgjë, unë thjesht e kisha dëgjuar te radio, trokita te dera e radios, doli Bojkeni dhe i thashë: ‘A keni nevojë për prezantuese?’ Më tha: ‘Jo, s’kemi.’ Ma mbylli derën.”-rrëfeu Arbana.

“Pastaj, 6 muaj më vonë, u bë një audicion, sepse kishin nevojë për prezantuese, dhe unë fitova audicionin. Por herën e parë më është mbyllur dera.”-u shpreh moderatorja e famshme.