Ronela Hajati njihet si një nga vajzat më çapkëne të showbizit shqiptar. Ajo përveç se një këngëtare e talentuar që gjithmonë arrin ti kthej këngët e saj në hite.

Ajo së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për lidhjen e aluduar me këngëtarin Young Zerka, për të cilin prej kohësh ka hënë se e ka thjesht mik, por përpara disa ditësh shpërndau një foto ku pranoi publikisht duke shkruar ‘Ai është i imi’.

Ditën e sotme këngëtarja ka treguar se pas asaj vajze rebele fshihet dhe një gocë për shtëpi. Ajo ka shpërndarë disa foto në isnta story ku tregon se është një kuzhiniere shumë e zonja.

“Jam goxha kuzhiniere” shkruan Ronela mbi foto duke treguar kështu se sa fatlum që është Zerka.




