Nik Xhelilaj është padiskutim jo vetëm një nga aktorët më të njohur shqiptar por edhe një ndër meshkujt më të pëlqyer nga ana e femrave. Ai ka arritur që me rolet e tij në prodhime të ndryshme kinematografike të vjedh zemrat e publikut.

Prej kohësh ai është larguar nga Shqipëria dhe i është përkushtuar kinematografisë në Gjermani dhe në Turqi ku ka qenë shpesh pjesë e shumë filmave të njohur. Së fundmi aktori ka qenë i ftuar në një eveniment të rëndësishëm në Turqi dhe i ka habitur të gjithë me pamjen e tij.

Ai është shfaqur me një mjekër më të gjatë se zakonisht dhe me këtë pamje ai ngjan më shumë si një aktor Turk. Nuk dihet nëse ky look është për shkak të ndonjë roli të ri por mund të themi se me këtë pamje ka arritur të tërheq vëmendjen e të gjithëve.

