Nga Shqipëria / E Premte 16 Shkurt 2018, 14:02

Enca e bëri për ujë të ftohtë, por ja çfarë thotë tani Rosela Gjylbegu për të

Disa ditë më parë këngëtarja e muzikës popullore Rosela Gjylbegu dhe Enca u përfshin në një sherr virtual i cili mori vëmendjen e të gjitha mediave online. Gjithçka nisi nga një pyetje që ju bë Roselës në emisionin ‘Shiko kush luan’ ku ajo u përgjigj se nuk do të bënte kurrë një bashkëpunim me Encën. Mirëpo një gjë e tillë nuk u prit aspak mirë nga ana e kësaj të dytës, e cila nuk nguroi të shpërthente në ofendime ndaj Rosela Gjybegut.

“Mora vesh se Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë! Gjyshe shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të shikojë ose të bëjë muzikë me ty!”-shkroi Enca dhe më pas postoi një tjetër video të gjatë ku bënte ironi me këngëtaren.

Megjithatë nga ana e Roselën nuk kemi pasur asnjë reagim deri sot, kur ajo ka folur për herë të parë për këtë debat. Këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë’ ku dhe është pyetur nga moderatorja për këtë çështje.

Si fillim ajo nuk ka dashur të përgjigjet por më vonë ka thënë se: ““Mendoj që po ta zgjasim shumë këtë bisedë do të ishte e tepërt, kështu që nuk kam asnjë koment. Një gjë mund të them, unë s’jam nga ata njerëz që i pëlqen të bëjë gossip apo zhurmë.”

Më pas ajo është pyetur nga Ariola se nëse i erdhi keq që u përfshi në një debat të tillë dhe Rosela tregoi se nuk ndjente asnjë keqardhje pasi kishte dashurinë e publikut.

“Personalitetin tim e kam krijuar me sakrifica dhe kjo kam dashur të jem gjithmonë, të repsektohem nga publiku. S’më erdhi keq përderisa kuptova se publiku më do shumë. “-rrëfeu Gjylbegu.