Nga Shqipëria / E Premte 16 Shkurt 2018, 14:02

Pasi Rita bëri lajmërimin emocionues për ardhjen në Kosovë, nëna e saj mesazh prekës

Dita e nesërme është një ditë shumë e veçantë për të gjithë Kosovën duke qenë se mbushën plotë 10 vjet  që nga shpallja e pavarësisë. Në këtë ditë special pritet që të ketë shumë festime jo vetëm në Prishtinë por edhe në qytetet e tjera. Siç është bërë e ditur në këtë ditë historike do të jetë e ftuar këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila  ka lajmëruar se do të mbajë një koncert falas për të gjithë bashkëkombasitë e saj.

Këtë lajm e ka dhënë dhe ajo vetë nëpërmjet një videoje ku duke folur edhe shqip fton të gjithë ti bashkohen festës së madhe të pavarësisë në koncertin e saj. Gjatë videos në sfond dëgjohet edhe kënga e ‘Shotës’ dhe Rita paralajmëron se do të ketë shumë surpriza për ta.

Kjo video ka emocionuar shumë nga ndjekësit e saj të cilët janë ndjerë shumë krenar për të. Por përveç Ritës e emocionuar për këtë ngjarje është edhe nëna e saj, Vera e cila nuk ka nguruar të shpërndaj një pjesë nga videoklipi i Ritës në Kosovë. Pranë videos ajo ka shkruar: “Rita po vjen, Rita po vjen ! Rita Ora do të performojë në një koncert falas për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës!"