Nga Shqipëria / E Premte 16 Shkurt 2018, 13:01

Bashkim familjar në Itali? Ja minimumi i të ardhurave bazë që kërkohen për këtë procedurë

Bashkimi familjar është një mënyrë që shumë shqiptar zgjedhin për tu bashkuar me familjarët e tyre që jetojnë jashtë shtetit  dhe në këtë mënyrë përfitojnë edhe nënshtetësi. Por sipas rregullave të reja të gjithë personat që duan të bëjnë një bashkim familjar me dikë që jeton në Itali duhet të paktën të ketë 8.8 milion euro në bankë.

Së fundmi Italia ka nxjerrë disa rregulla për vitin 2018 që kanë të bëjnë me bashkimin familjar, në të cilat thuhet se nëse shqiptari rezident në Itali do të tërheq bashkëshorten e tij drejt Italisë duhet të ketë 8.8 milion euro në bankë. Kjo shumë sigurisht ndryshon në bazë të personave që do të tërheq. Në qoftë se do që të marr katër anëtar të familjes atëherë shuma shtohet me disa zero më shumë.

Në rregullat e reja që po bëhen publike në Itali, bazuar në Tekstin Unik për Emigracionin, i cili bazohet në Institutin Nacional për Sigurimin Social (INPS), parashikohet se kush kërkon bashkim familjar të ketë “të ardhura minimale vjetore nga burime të ligjshme jo më të ulëta se çeku social, plus gjysmën e shumës së çekut për çdo familjar që do të sillet në Itali. Çeku social është vendosur në janar të vitit 2018 në shifrën e  5.889 euro.

Nga kjo rregullore bëjnë përjashtim fëmijët të cilët për bashkimin e tyre nën moshën madhore kërkohet që të ardhurat vjetore të jenë jo më të ulta se dyfishi i çekut social.

Sipas tyre ligji specifikon se “për përcaktimin e shumës së të ardhurave merren në konsideratë edhe të ardhurat e përgjithshme të familjarëve që bashkëjetojnë me kërkuesin”.

1. Bashkim me 1 familjar: 8.833,50 euro

2. Bashkim me 2 familjarë: 11.778,00 euro

3. Bashkim me 3 familjarë: 14.722,50 euro

4. Bashkim me 4 familjarë: 17.667,00 euro

5. Bashkim me 2 apo më shumë fëmijë të mitur nën 14 vjeç: 11.778,00 euro

6. Bashkim me 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç dhe 1 tjetër familjar: 14.722,50 euro