Nga Shqipëria / E Premte 16 Shkurt 2018, 13:01

Fejesa e Kastro Zizos: Këngëtari tregon si i mashtroi të gjithë

Para disa kohësh lajmi se Kastro Zizo kishte organizuar  një festë për të celebruar fejesën e tij bëri  bujë në të gjitha portalet. Jo fakti se ai po fejohesh, por mënyra se si shumë të ftuar kishin rënë pre e një shakaje, pasi në restonatin ku ata shkuan nuk do të ndodhte as fejesë dhe asgjë, pasi Kastro as nuk kishte një të dashur.

Pre e kësaj shakaje ranë shumë personazhe të njohur që ishin ftuar me anë të një mesazhi në fejesën e këngëtarit të njohur. Një prej tyre ishte edhe gazetari Ervin Kurti, i cili për shoqëruese kishte marrë Gerta Gixharin dhe pasi të dy kishin pyetur se çfarë po ndodhte kishin kuptuar se nuk ishin të vetmit që kishin rënë pre e kësaj shakaje. Gjithçka e kishte konfirmuar menaxheri, ndërsa personazheve nuk iu ishte besuar një rreng i tillë.

Për këtë gjë ka folur për herë të parë edhe vetë këngëtari i cili ka treguar se është bërë jashtëzakonisht shumë pishman për këtë shaka.

"Jam bërë shumë pishman, sepse edhe disa shokë të mitë besuan si e treta e vërteta dhe kishin sjellë nga 1000 – 2000 euro në zarf. Domethënë, unë kasha kapur një 30-she si fillim. Kisha kapur njërën, i kisha dhënë një 200-she dhe i kisha thënë ‘Na mi zemra këto’, kishte ndenjur me mua. Pas një muaji isha ndarë për mospërputhje karakteri…”, ka thënë Zizo, duke e kthyer të gjithë situatën në humor.